Home / Politika / Bushati në Izrael: Lufta ndaj terrorizmit s’është e lehtë

Bushati në Izrael: Lufta ndaj terrorizmit s’është e lehtë

Më tej Bushati prezantoi angazhimin dhe kontributin e vendit tonë në luftën kundër terrorizmit, duke vënë theksin në shpalosjen e nismave të reja që lidhen me rolin e edukimit, harmoninë fetare, respektimin e të drejtave të njeriut e minoriteteve, vlerave të tolerancës ndaj diversitetit, dhe në hartimin e zbatimin e politikave të posaçme strategjike, sociale, politike, ligjore, edukative dhe ekonomike.

Gjatë vizitës së tij, Ministri Bushati zhvilloi disa takime bilaterale. Ai u takua me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Izraelit Benjamin Netanyahu, Ministrin e Mbrojtjes Avigdor Lieberman, Ministrin për Bashkëpunimin Rajonal Tzachi Hanegbi, Lideren e Opozitës Tzipi Livni, Drejtuesit e Komitetit Amerikano-Hebre (AJC) David Harris dhe Kongresit Botëror të Hebrenjve (WJC) Robert Singer.

Leave a Reply

%d bloggers like this: