Home / Kosova / Vrasje në mjediset e agjencisë së zbulimit në Kosovë

Vrasje në mjediset e agjencisë së zbulimit në Kosovë

Agjencia e Zbulimit në Kosovë, tha se të martën në mjediset e saj ka ndodhur një vrasje, që siç thuhet, nuk ka të bëjë me çështje që nuk ndërlidhen me veprimtarinë e agjencisë.

Në një njoftim thuhet se “rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Me hetimin e këtij rasti po merret prokurori kompetent”.

Prokuroria tha se është arrestuar autori i vrasjes, por ende nuk dihen hollësi rreth motiveve dhe rrethanave që çuan në këtë incident në ndërtesën ku është vendosur agjencia që ka për mision “identifikimin e kërcënimeve që rrezikojnë sigurinë e Kosovës”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: