Home / Bota / Rusi-Turqi-Iran, takim tripalësh në Gjenevë për paqen në Siri

Rusi-Turqi-Iran, takim tripalësh në Gjenevë për paqen në Siri

Zyrtarë të lartë nga Rusia, Turqia dhe Irani do të takohen në Gjenevë javën e ardhshme për të diskutuar mbi nxitjen e paqes në Siri.

Takimi është pjesë e përpjekjejeve të OKB-së për të përparuar me procesin e përfundimit të konfliktit sirian.

I dërguari i posaçëm i OKB-së në Siri Staffan de Mistura tha se do të zhvillojë bisedime zyrtare me përfaqësuesit për krijimin e një komisioni kushtetues “të udhëhequr nga Siria” dhe “në pronësi të Sirisë”.

“Qëllimi ynë është që, në përputhje me Rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, edhe pse disa mendojnë se kemi harruar, u themi jo është ende aty, dhe deklaratën përfundimtare të Soçit, është të lehtësojmë krijimin e një komisioni kushtetues të udhëhequr nga Siria. Siç e dini rezulota 2254 përfshin shumë çështje të tjera, por kemi arritur një pikë për shkak të shumë rrethanave dhe realpolitikës që komisioni kushtetues mund të jetë dhe duhet të jetë tani pika hyrëse për atë që ne e quajmë një proces politik të besueshëm”.

Diskutimet do të zhvillohen më 10 dhe 11 shtator.

Delegacionet nga shtatë vende të tjera do të bashkohen me tre vendet në një takim më 14 shtator.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të zhvillojë gjithashtu një takim mbi Sirinë më 20 shtator.

Leave a Reply

%d bloggers like this: