Home / Politika / “Shyqyr që u katandis Luli”, Rama: Vetting-u në politikë të nisë nga mua

“Shyqyr që u katandis Luli”, Rama: Vetting-u në politikë të nisë nga mua

Kryeministri Rama konfirmoi edhe sot qëndrimin e tij duke u shprehur se është dakord që të realizohet vettingu në politikë i propozuar nga Lulzim Basha.

“Të nisë nga mua”, tha Rama.

Rama u shpreh se politikanët kanë dalë jashtë kontrolli pasi nuk ka pasur drejtësi.

“Vettingun e tyre e bën populli me votë dhe drejtësi”, tha ai.

Kryeministri theksoi se është plotësisht dakord që Vettingu në politikë të nisë sa më parë dhe për këtë u shpreh se ka angazhuar disa deputetë për ta diskutuar me Partinë Demokratike.

“Një instrument që i bën më shpejtë këto është i mirëseardhur. Unë, presidenti, kryetari i opozitës, gruaja e tij, rrethi familjarë, vjehrri, vjehrra ime.

Kryeministrat e mëparshëm, fëmijët e tyre, ku udhëtojnë? Çfarë frytëzojnë? Sa rrinë jashtë shtetit dhe sa rrinë në Shqipëri?

Shyqyr që u katandis Luli ta bëjë këtë punë, por e gjithë çështja është se kjo të mos jetë e lidhur me reformën në drejtësi që të kthehet mbrapsht reforma në drejtësi.

Ai Vetting-u do të vazhdojë. Unë jam gati për këtë Vetting-un tjetër, madje të fillojë nga mua. Por një komision bipartizan nuk mund ta bëjë këtë. E kemi shumë seriozisht, kam ngarkuar Taulantin (Balla) që të komunikojë me zotin Spaho, por edhe deputetë të tjerë”, tha Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: