Home / Kosova / Vuçiq ndalon për kafe në Ujman

Vuçiq ndalon për kafe në Ujman

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili para pak minutash ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës, aktualisht është duke pikë kafe në afërsi të liqenit të Ujmanit.

Siç raporton ekipi i KALLXO.com nga vendi i ngjarjes, Vuçiq ka ndaluar tek liqeni i Ujmanit dhe nga aty ai pritet të vazhdojë për në Leshak.

Kjo është agjenda dyditëshe e vizitës së tij në Kosovë:

Në ora 15:00 do të qëndrojë në Gazivodë,

Në ora 15:40 në Leshak,

Në ora 17:00 do të qëndrojë në Shkollën e Bujqësisë në Leshak,

Në ora 17:45 do të qëndrojë në Hallën e shporeteve në Leposaviç,

Në ora 19:00 arrin në Zveçan ku do ta kalojë natën.

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, të dielën, Vuçiq, në ora 08:00 viziton Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë,

Në ora 08:30 do të qëndrojë sërish në Zveçan,

Në ora 09:15 do ta vizitojë fshatin Banjë,

Në ora 11:15 do të qëndrojë sërish në Mitrovicë, dhe

Në ora 13:00 do të largohet nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.