Home / Kosova / Vuçiq e pranon në Gazivodë: Merkel i pengon idetë e mia për Kosovën

Vuçiq e pranon në Gazivodë: Merkel i pengon idetë e mia për Kosovën

Ne fjalimin e tij te Liqeni i Gazivodës i cili sipas tij është i rëndësishëm për serbët dhe shqiptarët, Aleksander Vuçiq ka thënë se idetë e tij për Kosovën po pengohen nga Kancelarja Angela Merkel.

“Nuk besoj se kemi mundësi t’i zbatojmë idetë e mia për Kosovën. Keni dëgjuar cka ka thënë Merkel, cka thonë shëiptarët” ka thënë Vuçiq.

Vucic ka thënë se nuk mund t’ia ndryshojë qëndrimin e Merkelit për të mos ndryshuar kufijtë ndërkaq ka thënë se disa kësaj ideje i janë gëzuar.

“Fuqia ime në krahasim me Merkel është minimale. Ajo është liderja më e madhe europiane. Nëse ajo thotë ashtu, se kundershton idenë e ndryshimit të kufirit, ne këtë nuk mund ta ndryshojmë. E disa për këtë janë gëzuar”, ka shtuar ai.

Shefi i shtetit serb nuk ka komentuar se cilat janë planet e tij, por sigurisht fjala është që Veriu i Kosovës t’i takojë Serbisë. Këto komente Vuçiq i ka bërë pas pyetjeve për qëndrimet e Angela  Merkel në Shkup ku ka folur kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: