Home / Bota / Sot në Suedi po mbahen zgjedhjet e përgjithshme, Frikë nga e djathta ekstreme

Sot në Suedi po mbahen zgjedhjet e përgjithshme, Frikë nga e djathta ekstreme

Të dielën në Suedi janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet e përgjithshme, teksa pritet që partia me qasje kundër migrimit të shënojë rritje.

Partia Demokratët e Suedisë, pritet që të fitojë 20 përqind të rezultatit përfundimtar, bazuar në disa sondazhe paraprake.

Ndërkohë, as partia që aktualisht është në pushtet, Social Demokrate dhe as partia e qendrës së djathtë, nuk pritet të fitojnë shumicën e votave. Kryeministri, Stefan Lofven ka akuzuar Partinë e Demokratëve të Suedisë për ekstremizëm dhe ka thënë se vota për të njëjtën është e “rrezikshme”.

Imigrimi ka qenë tema kyçe e fushatës për këtë proces zgjedhor.

Partia kundër migrimit pati dyfishuar ulëset në zgjedhjet e vitit 2014 dhe pritet që ta bëjë të njëjtën gjë edhe në këto zgjedhje.

Në ditën e fundit të fushatës, të shtunën, kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven foli mbi rrezikun e ekstremizmit dhe fashizmit. “Forcat e errëta janë duke u mobilizuar në Suedi”, ka thënë Lofven në fjalimin e tij të fundit ditën e shtunë.

“Forcat e urrejtjes janë duke u mobilizuar në Suedi dhe duke nxitur njerëzit kundër njëri-tjetrit”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Lideri i Demokratëve të Suedisë, Jimmie Akesson, ka kundërshtuar se Suedia “ka qenë shtet ekstrem në disa mënyra dhe jo të paktën për migrimin”, dhe se plani i tij për të pranuar më pak migrantë do të cilësohet “politikë normale në pjesën tjetër të Evropës”. Kjo parti prej vitesh është parë si e lidhur me grupet neo-naziste dhe të tjera të ekstremit të djathtë, ndërsa tradicionalisht është përpjekur që të tërheqë njerëzit e klasës punëtore dhe synimi i saj është që të tërheqë më shumë femra dhe sa më shumë votues me nivel edukimi të lartë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: