Home / Opinion / “The Economist”: Ç’mund të mësojë BE-ja nga shembja e Perandorisë Austro-Hungareze

“The Economist”: Ç’mund të mësojë BE-ja nga shembja e Perandorisë Austro-Hungareze

Një dritë e praruar gjatë fundit të verës, depërton nëpër dritaret e Café Landtmann. Kamarierët gysmë të përkulur, sillen rrotull me disa tabaka nëpër duar. Zyrtarët janë mbledhur rreth një tryeze. Ata po shqetësohen rreth përçarjes:veriu i Evropës, po distancohet nga jugu; lindorët ndjehen si qytetarë të klasit të dytë; fuqitë e huaja, po përpiqen të përçajnë dhe të sundojnë.

Kjo mund të ketë qenë një skenë, nga ditët e fundit të perandorisë Austro-Hungareze në vitin 1918.

Në fakt, është sot, 100 vjet më vonë. Për herë të dytë, spektri i fragmentarizimit europian po përndjek Vjenën. Po përndjek edhe kryeqytetet e tjera. Në Berlin, Angela Merkel i nxit ministrat e saj të lexojnë librin “The Sleepëalkers”, një pasqyrë e dështimeve politike që çuan në Luftën e Parë Botërore.

Brukseli politik, është duke rizbuluar tregimet e Stefan Cvajgut mbi Austrinë post-Habsburgase. Në Romë, një qeveri populiste është duke u përgatitur të luftojë institucionet e BE-së mbi rregullat e buxhetit, dhe të ndërtojë një bllok të ri nacionalist në Parlamentin Europian.

Emanuel Makron, shpresa liberale e Francës, po e humbet shkëlqimin e tij. Propozimet e tij për reformimin e eurozonës, janë pritur ftohtë. Autokracia po fiton terren në Varshavë dhe Budapest. Ndërkohë Kina, Rusia, Turqia dhe Amerika, po ndërhyjnë gjithnjë e më shumë në çështjet europiane.

Centrifuga gjeopolitike, po i shtyn larg njëri-tjetrit shtetet evropiane, ashtu kërcimtarët në një ballo. Strumbullarja është Vjena. Austria, është në muajin e dytë të presidencës së saj 6-mujore të Këshillit të BE-së nën kancelarin Sebastian Kurc, i përkëdheluri i konservatorëve të kontinentit.

Kritikëve të tij se ai po flirton me të djathtën ekstreme, i është përgjigjur duke i futur këta të fundit në qeverinë e tij, dhe duke forcuar islamofobinë. Për fansat e tij, ai është diplomati i butë që krijon një terren të mesëm midis liberalizmit dhe nacionalizmit, dhe ndërton ura ndërmjet lindjes dhe perëndimit.

Ai do të presë udhëheqësit e Europës në Salzburg më 20 shtator, dhe do t’i bëjë ata të flasin për çështjet që e përçajnë Europën:Brexit, buxheti i ardhshëm i BE-së, tregtia dhe emigracioni. “Ne kemi nevojë t’i përfshijmë të gjithë në diskutime”- thotë Aleksander Shalenberg, koordinator i presidencës austriake.

Po në Vjenë ndodhen kujtimet e rendit shumëkombësh të Habsburgasve të vjetër. “Historia jonë, tregon se sa shpejt mund të marrin gjërat për keq”- paralajmëron një intelektual austriak. Perandoria e drejtuar nga këtu, kishte një buxhet më të madh, dhe më shumë fuqi sesa BE-ja e sotme, jo më pak ushtri të vetat dhe kompetenca tatimore, por të dyja qëndrojnë si triumf i liberalizmit mbi nacionalizmin.

Dhjetë gjuhë fliteshin dikur në parlamentin e Habsburgëve. Pas aneksimit të Bosnjës, perandoria ishte shteti i parë perëndimor europian që njohu fenë islame. Ashtu si BE-ja, perandoria e Habsburgëve, dukej sikur mbante pezull historinë. Gjermanët, hungarezët, sllavët dhe popullatat e konsiderueshme myslimane dhe hebraike, u përzien në qytetet kozmopolitike si Viena dhe Praga, Trieste dhe Lvivi.

Paul Lendvai, një shkrimtar hungarez-austriak i lindur në Budapest në vitin 1929, kujton:”Babai im më thoshte gjithmonë, se paqe nuk do të thotë vetëm të tregoje pasaportën tënde”. Vlera e plotë e rendit të vjetër u bë e qartë vetëm pasi ai u shemb, dhe rajoni iu nënshtrua urrejtjeve të vogla, shpërbërjes ekonomike dhe komploteve të fuqive të jashtme.

Një mësim mbizotëron mbi të gjitha:mos e merrni për të mirëqenë besnikërinë e një blloku shumëkombësh. Habsburgët hiptonizonin nënshtetasit e tyre, duke iu dhënë atyre një fare lirie relative, përfitime materiale dhe mbrojtje sipas ligjit, nga tekat e baronëve lokalë.

“Ata krijuan një situatë, ku njerëzit e zakonshëm mund të shihnin interesat e tyre në institucionet e perandorisë”- shpjegon Piter Xhudson, një nga historianët kryesorë të perandorisë. Por, kur erdhi koha e vështirë me fillimin e luftës, shpjegon ai, doli që këto besnikëri ishin oportuniste:”Shteti nuk dha atë që premtoi të jepte. Nuk kishte ushqim dhe as lëndë djegëse. Burrat shkuan në front, gratë në fabrika, dhe fëmijët mbetën rrugëve. Kombet besnike – ukrainasit, serbët, çekët – u përndoqën pa ndonjë arsye”.

Kur perandoria u shpërbë pas disfatës së saj, askush nuk u pikëllua shumë. BE-ja e sotme është edhe më e dobët, druhet zoti Xhudson:ajo është ndërtuar mbi një jetesë të mirë, por pa rrënjë më të thella. Vendi i saj amë, Amerika, është një shtet shumëkombësh, federal që mbijeton mbi ndjenjën e përbashkët. “Por, si një jetesë amerikane në Europë, mendoj se rreziqet e anëtarësimit në BE nuk janë kuptuar fare”.

Udhëheqësit europianë, mund të mësojnë nga dobësitë e Austro-Hungarisë. Qytetarët e sotëm të Europës, nuk mund të kenë dashuri për burokracinë. Por ashtu si nënshtetasit e perandorisë së vjetër ata do ta tolerojnë atë, për aq kohë sa ajo gjeneron pasuri dhe ruan liritë e tyre. Institucionet e ndërlikuara, komisionerët europianë të nivelit të dytë, politikat e dëmshme si dhe qeveritë kombëtare të paafta në pjesën më të madhe të kontinentit, e minojnë këtë qëllim.

Për të mbijetuar, rendi liberal europian, për të cilin BE-ja është një shtyllë, duhet të bëhet më i mprehtë dhe më i aftë. Margaret Vestager dhe Sesilia Malmström, komisioneret europiane që merren me gjigantët dixhitalë, dhe nëshkruajnë marrëveshje të mëdha tregtare në emër të unionit, janë dy nga shembujt më të mirë.

Por fati i Austro-Hungarisë, tregoi gjithashtu se njësitë shumëkombëshe nuk mund t’i mbijetojnë kohërave të vështira, pa një kuptim të qëllimit të përbashkët. Falë rritjes së angleze, linjave ajrore buxhetore, internetit dhe shkëmbimeve universitare, europianët e rinj të sotëm jetojnë shumë më shumë si “europianë”, se sa brezat e mëparshëm.

Por politika nuk po vazhdon të japë frytet e veta pozitive. Mbështetja e një identiteti më të qartë europian, nuk është vetëm një synim romantik; ajo është mënyra e vetme për ta bërë projektin të qëndrueshëm në një periudhë afatgjatë, dhe këtë na e tregon edhe historia. Pra, liderët e Europës duhet të përballen me aktin balancues, që mundi dikur paraardhësit e tyre në Vienë.

Ata duhet të dëshmojnë pragmatizmin e nevojshëm, për të ruajtur unionin e tyre në një afat të shkurtër, duke kultivuar vizionin e nevojshëm për të ndërtuar një ndjenjë të përbashkët në një periudhë afatgjatë.

Zoti Lendvai e përmbledh kështu panoramën:”Demokracia sociale është një turp; liberalët po grinden me njëri-tjetrin; demokristianët po e humbin ndjenjën e tyre të krishterë. “Ata do të bënin më mirë të vepronin bashkë” pranon ai:”Për fantazmat e së kaluarës po rikthehen!”.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: