Kosova

Rohan godet rëndë avokuesit e këmbimit te territoreve: Kjo është logjikë fisnore mesjetare

Albert Rohan, zv.emisari i OKB’së që bashkë me Marti Ahtisaarin në vitin 2007 kanë përgatitur propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, që çoi në pavarësimin e vendit, është përfshirë në debatin për ndarjen e Kosovës ose këmbimin e territoreve duke e kundërshtuar ashpër. Këto deklarime Rohan i ka bërë në një intervistë për mediumin austriak ‘Der Standard’, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se kjo zgjidhje që mund t’i konvenojë Putinit paraqet logjikë fisnore mesjetare.

Rohan ka kërkuar që shtetet e tjera duhet të jenë të qarta si Gjermania e cila është kundër ndryshimit të kufijve.

Këto deklarime Rohan i ka bërë në një intervistë për mediumin austriak ‘Der Standart’, në të cilën ka folur edhe rreth idesë së presidentit Thaçi për bashkimin e Luginës së Preshevës më Kosovën.

Rohan thotë se një gjë e tillë është në kundërshtim me planin e Ahtisarit dhe gjithashtu edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button