Politika

Manja: Mazhoranca po respekton ligjin dhe Kushtetutën për Teatrin

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ftoi deputetet të votojnë dekretin e Presidentit për ndërtimin e teatrit të ri pas ndryshimeve në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Manja theksoi se mazhoranca nuk ka shkelur Kushtetutën dhe as rregulloren e Kuvendit, ndryshe nga sa thotë opozita.

Sipas kreut të Komisionit të Ligjeve, opozita nuk ndjek interesin publik, por ka zgjedhur bojkotin.

Më pas, Manja solli në vëmendje të deputetëve edhe disa argumente juridik për dekretin e Presidentit për Teatrin Kombëtar duke treguar rrugën ligjore që ndoqi mazhoranca në këtë rast.

“Presidenti i Republikës ka të drejtë ta kthej vetëm një herë ligjin. Neni 85, kur Presidenti e kthen në Kuvend, Kryetari i Kuvendit e kthen ne Komision përkatës në (Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese). Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese zbatoi rregulloren e Kuvendit duke e diskutuar vetëm çështjet që kundërshtoi Presidenti e më pas e dërgoi në Kuvend”, sqaroi ai.

Manja solli në vëmendje të Kuvendit edhe tre precedente të ngjashëm kur Presidenti i Republikës kishte kthyer ligje për rishqyrtim.

“Asokohe, mazhorancën në Parlament dhe Qeveria drejtohej nga opozita e sotme dhe në dy raste ishte ndjekur e njëjta procedurë që u ndoq edhe për ligjin e Teatrit Kombëtar. Ndërsa rasti i tretë ishte në vitin 2016 kur Parlamenti drejtohej nga Ilir Meta”, tha deputeti socialist.

Kreu i Komisionit të Ligjeve tha se “opozita që dje ishte në pushtet thoshte se procedura për rastet precedent ishte e rregullt, ndërsa sot që është në opozitë thotë se është e parregullt. As atëherë dhe as sot, nuk po shkelet Kushtetuta dhe as rregullorja e Kuvendit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button