Politika

Ndryshimet e ligjit për Teatrin, hapet gara për projektin zhvillimor

Kreu i grupit parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla njoftoi se ndryshimet që miratohen sot në Kuvend në ligjin për Teatrin Kombëtar hapin garë të drejtë dhe të barabartë për të gjitha subjektet që dëshirojnë të paraqesin projektet e tyre për zhvillimin e zonës së teatrit. Duke mbrojtur në Kuvend, ndryshimet ligjore që pritet të miratohen, pas kthimit të dekretit të presidentit, Balla nënvizoi se këto ndryshime rrëzojnë akuzat e opozitës pasi reflektojnë plotësisht të gjitha rekomandimet e Komisionit Europian, të cilit iu kërkua mendim për këtë projektligj.

“Kërkuam mendim për këtë projektligj dhe pas rikthimit të dekretit nga presidenti dhe prej këtij momenti, opozita duhet të heshtë. Deklaroj se kemi zbatuar të gjitha ndryshimet e KE-së në draftin që sillet në parlament, pasi ne e respektojmë plotësisht mendimin e Bashkimit Europian”, tha Balla.

Argumentet e BE-së, theksoi Balla, hedhin poshtë së pari idenë e hedhur nga opozita se projektligji paska qenë në kundërshtim me marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit të nënshkruar nga Shqipëria më shumë se 12 vjet më parë.

“E dyta më e rëndësishme, në përputhje  me ekspertizën, e gjithë procedura për zbatimin e projektit të zonës së Teatrit Kombëtar, deri  në dorëzimin e TK-së tek qytetarët do të bëhet me thirrje të hapur. Sipas kushteve dhe kritereve, bashkia ngarkohet sipas këtij ligji të njoftojë publikisht subjektet e interesuara të paraqesin projekte për zhvillimin e zonës së TK-së. KE u shpreh qartë se ligji dhe procedura e parashikuar nuk shkelin asnjë ligj apo angazhim të vendit me BE”, theksoi kreu i grupit parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla.

Pas miratimit të ndryshimeve në projektligj, hapet procesi 60-ditor për paraqitjen e projekteve.

“Kuvendi përmes ndryshimeve hap garë të barbaratë e të drejtë me interesin e mbrojtjes së pronës publike. Asnjë centimetër nuk do të tjetërsohet tek privati, do kemi teatër modern bashkëkohor me vlerë 27 mln euro”, tha Balla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button