Home / Kosova / Delawie: SHBA nuk pranon gjithçka që del nga dialogu Kosovë-Serbi

Delawie: SHBA nuk pranon gjithçka që del nga dialogu Kosovë-Serbi

Presidenti Hashim Thaçi vazhdon të thotë se e ka përkrahjen e plotë të SHBA’së për arritjen e një marrëveshje për korrigjimin e kufijve. Por ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie duke iu referuar një marrëveshje të mundshme mes vendeve ka thënë se shteti i tij nuk pranon gjithçka që del nga dialogu.

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie, në një intervistë për ‘Kohën Ditore’ ka thënë se Shtetet e Bashkuara kërkon që marrëveshja mes shteteve të burojë nga dialogu por se nuk do të pranojnë gjithçka që arrihet aty.

“Ne nuk kemi thënë se do të pranojmë gjithçka. Ne kemi thënë se do ta shqyrtojmë zgjidhjen e propozuar dhe se do të shprehim shqetësimet tona nëse do t’i kemi. Zgjidhja duhet të jetë e qëndrueshme, e pranuar nga qytetarët e dy vendeve, duhet t’i kontribuojë stabilitetit të rajonit, në vend se ta dobësojë stabilitetin e rajonit”, ka thënë Greg Delawie, ambasador i SHBA’së në Kosovë.

Më herët gjatë javës ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley ka thënë se SHBA’ja nuk ka ndryshuar pozicion ndaj Kosovës. Ajo e ka quajtur zë individual brenda administratës deklaratën e Këshilltarit për Siguri Kombëtare John Bolton, i cili kishte thënë se nëse palët arrijnë marrëveshje SHBA nuk përjashton rregullimin territorial.

Leave a Reply

%d bloggers like this: