Kosova

Haradinaj në SHBA: Kosova të jetë pjesë e barabartë e komunitetit ndërkombëtar

Në Shtetet e Bashkuara, do të kërkoj fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës; përmes një postimi në “Facebook”, Ramush Haradinaj e ka bërë të qartë se do të jetë pikërisht kjo tema e takimeve bilaterale në New York.
Në përballjet me homologë e delegacione ndërkombëtare, kryeministri Kosovar ka ndërmend të kërkojë edhe anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare si dhe tërheqjen e investimeve direkte.

Rruga euro-atlantike e Kosovës është e pakthyeshme, shkruan ai. Këto komente vijnë në kohën kur mediat serbe paralajmërojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti do të përfshihen në mënyrë më aktive si ndërmjetësuese në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo sipas gazetës “Danas” do të realizohet përmes “shuttle diplomacisë”, në bisedat me zyrtarët më të lartë në kryeqytetet e Serbisë e të Kosovës. Duke cituar burime te saj, Danas nënvizon se Amerika po pret përfundimin e referendumit në Maqedoni të caktuar për 30 shtator dhe pastaj do ta forcoje përfshirjen e vet në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Gazeta pretendon ndër të tjera se çështja e korrigjimit të kufijve pritet të marrë dritë jeshile brenda disa muajsh.

Më saktë, deri në pranverë, kur nga sa thotë kjo e përditeshme, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç llogaritet ta kenë marrë përkrahjen e qeverive dhe të parlamenteve përkatëse dhe në opinionin publik të jetë krijuar një klimë përkrahjeje për këtë ide.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button