Home / Politika / Rama nxit shtimin e popullsisë: Japim 400 mijë lek bonus për beben e parë, 800 për të dytin dhe 1 milion e 200 mijë për të 3-tin

Rama nxit shtimin e popullsisë: Japim 400 mijë lek bonus për beben e parë, 800 për të dytin dhe 1 milion e 200 mijë për të 3-tin

Kryeministri Rama ka dalë sot në një konferencë për shtyp, së bashku me ministren e Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Duke folur për reformat e ndërmarra, kryeministri Rama theksoi se ato kanë qenë të mundimshme, por sot ato po japin frytet e pritura.

Kryeministri ka theksuar se falë reformave gjatë 2019 do të kemi rritje pagash dhe ulje taksash, por me e bukura,  theksoi ai, do të jetë politika e re për bebet.

Duke kujtuar atë që ka bërë me çekun e bebeve kur ishte kryetar i Bashkisë Tiranë, Rama dha lajmin e mirë se nga 1 janari i 2019 çifti që lind femijën e parë merr 8 fishin, pra 400 mije lekë, për fëmijën e dytë do të merren 18 fishi, pra 800 mijë lekë dhe për fëmijën e 3-të, 24 fishi, pra 1 milion e 200 mijë lek  të vjetra.

“Kjo tregon edhe se e gjithë vëmendja e qeverisë është të njerëzit, theksoi kryeministri Rama, duke shtuar se këto çeqe do të jenë për të gjitha familjet pa asnjë përjashtim.

Kjo është shumë më tepër nga ajo që bëjnë disa prej vendeve kryesore të Bashkimit Europian. Italia, sa për të dhënë një shembull, ofron këtë shpërblim vetëm për familjet në nevojë“, tha ai.

Në vitet 2.000 pata lançuar si kryetar i bashkisë, çekun e bebes, 50 mijë lekë të vjetra, që u prit shumë mirë, por mbeti aq për shumë e shumë vite.

Por u kthye dhe në problem, dhe në malin e borxheve nga qeveria e mëparshme kishim edhe borxh 5 milionë dollarësh për bebet që nuk kishin marrë çekun, po e shlyem.

Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm, çdo fëmijë i parë i një çifti do të marrë tetë-fishin e kontributit, 400 mije lekë, fëmija i dytë, 800 mije lekë dhe fëmija i tretë 1 milionë e 200 mijë lekë.

Çdo bebe që lind në maternitetet e vendit do të regjistrohet aty, nuk do të jetë për të bërë gjithë procedurën e komplikuar në gjendjen civile aty dhe do të marrë menjëherë çekun për mirëseardhjen në jetë si ndihmë direket për familjet”, tha Rama

Leave a Reply

%d bloggers like this: