Home / Kosova / KFOR’i incizoi nga lart Gazivodën, po heton se a kishte pjesëtarë të njësisë speciale

KFOR’i incizoi nga lart Gazivodën, po heton se a kishte pjesëtarë të njësisë speciale

Pas vizitës së presidentit Hashim Thaçi në Liqenin e Ujmanit KFOR’i ka incizuar me helikopter zonën dhe po heton prezencën e pjesëtarëve të ROSU në këtë pjesë.

Thaçi ka shëtitur dje në mesditë në këtë liqen të cilin e quajti ndër bukuritë e rralla të Kosovës.

Pas kësaj vizite ka reaguar edhe pala serbe dhe BE.

Kështu Maja Kocijançiq zëdhënëse e BE-së ka bërë thirrje për paqe dhe përmbajtje lidhur me situatën në Veri të Kosovës. Ajo ka thënë se BE-ja është duke i përcjellë me kujdes lajmet që po arrijnë nga veriu i Kosovës, ku njësitet speciale të Policisë së Kosovës qëndruan gjatë ditës. “Jemi në kontakt të afërt me të gjithë akterët relevant si në terren siç është KFOR-i ashtu edhe në nivele qendrore në Prishtinë e Beograd”, tha Kocijançiq.

Kështu KFOR ka reaguar duke kërkuar qetësi. Thotë se po vëzhgohet situata me patrullime dhe helikopterë.

“KFOR’i bën thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje, pas raportimeve konfliktuoze përreth zonës së Liqenit të Ujmanit. Prezenca e Policisë së Kosovës në zonën e Ujmanit sot gjatë ditës është konfirmuar. Ata kanë qenë personel i policisë të angazhuar për mbrojtjen e z. Thaçit i cili në ato momente po vizitonte Zubin Potokun. KFOR’i është duke hetuar prezencën e dyshuar të Njësisë Speciale ROSU. Për më tepër, KFOR’i vazhdon të vëzhgojë situatën me patrullime dhe helikopterë”, thuhet në njoftimin e KFOR’it.

Leave a Reply

%d bloggers like this: