Home / Bota / Amerika / Shefja e shërbimit për ruajtjen e Obamës jep dorëheqjen

Shefja e shërbimit për ruajtjen e Obamës jep dorëheqjen

aaa661Drejtoresha e Shërbimit Sekret, roja elitë e Shërbimit të Presidentit Amerikan, dha dorëheqjen dje në mbrëmje, pas skandaleve të shumëfishta lidhur me sigurinë e Shtëpisë së Bardhë, njoftoi sekretari për Sigurinë e Brendshme, Jeh Johnson.

Drejtoresha Julia Pierson pranoi dështimet e papranueshme të shërbimit të saj, që është përgjegjës për ruajtjen e presidentit dhe të familjes së tij. ”Julia Pierson, drejtoresha e Shërbimit Sekret, dha dorëheqjen dhe unë e pranova”, deklaroi Jeh Johnson, i cili vlerësoi kontributin 30-vjeçar të Piersonit në policinë elitë amerikane.

Përkohësisht, postin e mbetur bosh e mori Joseph Clancy.

Dorëheqja e Piersonit erdhi pas hyrjes së një personi, më 19 shtator, në mjediset e jashtme të Shtëpisë së Bardhë, pa u ndaluar nga askush. Ky rast provokoi një debat të fortë mbi efektivitetin e këtij shërbimi.

Skandale të tjera të këtij shërbimi kanë të bëjnë me agjentët e tij. Ata janë kapur me prostituta në Kolumbi, në vitin 2012, janë gjetur të dehur në Holandë, në mars të këtij viti, ndërkohë që në vitin 2011 një person qëlloi nga makina e tij në drejtim të Shtëpisë së Bardhë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: