Politika

Meta takon Dimitris Avramopoulos: I domosdoshëm sigurimi i kufijve

“Bashkëpunimi më i afërt për menaxhimin e migracionit, sigurimin më të mirë të kufijve dhe luftën kundër krimit të organizuar, është jo vetëm i mirëpritur por edhe i domosdoshëm kundrejt sfidave të mëdha me të cilat përballemi”, – u shpreh Presidenti Meta.

Duke folur për synimin që vendi të çelë negociatat e anëtarësimit vitin e ardhshëm, Kreu i Shtetit konsideroi përparësore rezultatet konkrete në përmbushjen e reformave kyçe. “Çështjet e shtetit ligjor dhe të së drejtës mbizotërojnë jo vetëm agjendën europiane të Shqipërisë por edhe aktualitetin në vend”, – theksoi Presidenti Meta.

Presidenti Meta vlerësoi zhvillimin në Tiranë të Ministerialit për Çështjet e Brendshme dhe Drejtësinë ndërmjet Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, si një tjetër dritare mundësie që nxit frymën e bashkëpunimit rajonal dhe europian.

Presidenti falënderoi Komisionerin Avramopoulos edhe për raportin pozitiv të Komisionit Europian që rekomandoi liberalizimin e vizave me Kosovën, qytetarët e së cilës meritojnë ta gëzojnë plotësisht sa më parë këtë të drejtë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button