Home / Bota / Moska akuzon për gjenocid ministrin ukrainas të Mbrojtjes

Moska akuzon për gjenocid ministrin ukrainas të Mbrojtjes

tanke-617x350Rusia njoftoi sot hapjen e një hetimi kundër ministrit ukrainas të Mbrojtjes, Valeri Gueletei, akuzuar për gjenocid kundër popullsisë rusofone në lindje të Ukrainës.

“Një hetim u hap kundër ministrit ukrainas të Mbrojtjes, Valeri Gueletei (…) për organizmin e vrasjeve, përdorim të metodave dhe mjeteve luftarake të ndaluara dhe gjenocid”, theksoi Komiteti rus i Hetimit në një komunikatë.

Hetimi përfshin gjithashtu shefin e shtabit të përgjithshëm, Viktor Moujenko, komandanti i brigatës së 25-të të forcave të armatosura ukrainase, Oleg Mikas, si dhe ushtarakë të tjerë të lartë ukrainas, sipas komunikatës.

Rusia akuzon në mënyrë të veçantë Gueletein dhe ushtarët e tjerë se kanë dhënë urdhëra që parashikonin eliminimin e plotë të popullsisë rusofone që ndodhej në territorin e republikave të vetëshpallura të Louganskut dhe Donetskut, bastione të rebelëve prorusë në lindje të Ukrainës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: