Politika

Rama del para mediave, pas tij Basha njofton bashkëbisedim me gazetarët

Kryeministri Edi Rama pritet të dalë në një komunikim me mediat paraditen e sotme. Nga Kryeministri është njoftuar se Rama do të dalë para mediave në orën 10:30.

Sigurisht që zhvillimet e ditëve të fundit pritet të jenë pjesë e komunikimit të shefit të qeverisë, ndërsa një pjesë të rëndësishme mund të diskursit mund të jetë për audio-përgjimin e Agron Xhafaj dhe konkluzionet e Prokurorisë.

Ndërkaq pas Ramës edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha njoftoi se do dalë para mediave. Basha pritet të dalë në mesditë në një bashkëbisedim me gazetarët për të folur në lidhje me situatën në vend dhe zhvillimet e ditëve të fundit e sigurisht për të reaguar mbi deklaratat e kryeministrit. Mbetet për t’u parë se çdo të sjellin dy komunikimet e rëndësishëm të së martës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button