Bota

Një i vdekur dhe 84 të plagosur pas zjarrit në një metro të Uashingtonit

Një person humbi jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën për shkak të tymit të dendur që u përhap në metronë e Uashingtonit si pasojë e një zjarri.

zjarr-trenAutoriteti i transporteve në Uashington (WMATA) konfirmoi vdekjen e një personi.

Shërbimet mjekësore të urgjencës në Uashington theksuan se 84 persona ishin shtruar në spital për plagë të ndryshme. Rreth 200 persona iu nënshtruan kontrolleve mjekësore.

Sipas ”Washington Post”, dy persona vuanin nga plagë të rënda. Tymi u përhap në stacionin ”Enfant Plaza”, në qendër të qytetit, ku të paktën pesë linja metrosh kryqëzohen dhe qindra udhëtarëve u është dashur të evakuohen.

Këshilli Kombëtar për sigurinë e transporteve theksoi se kishte ndodhur një rrymë elektrike rreth 330 metra para një treni dhe kjo ka gjeneruar tym, sipas ”Washington Post”.

Stacioni u mbyll përkohësisht para se të rihapej pjesërisht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button