Home / Kosova / KMDLNJ: Turqia po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës

KMDLNJ: Turqia po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut konsideron se Turqia po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, që të mbyllen në Kosovë shkollat e FETO-s dhe të dëbohen për në Turqi ata që, sipas tij, kontribuuan në tentim-puçin e fundit në Turqi.

KMDLNJ-ja e ka konsideruar këtë kërkesë si ndërhyrje flagrante në çështjet e brendshme të Kosovës dhe se kjo në thelb është kundër të drejtave të njeriut dhe kundër të gjitha dokumenteve ndërkombëtare dhe kombëtare që e sigurojnë dhe garantojnë strehimin për shkak të përndjekjeve politike.

“Kjo kërkesë e ministrit të Jashtëm të Turqisë, nëse është e saktë, është ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të një shteti të pavarur dhe sovran dhe si e tillë është dashur të refuzohet menjëherë, duke mos i dhënë fare mundësi ministrit turk që të bëjë një kërkesë të tillë e cila, në thelb është kundër të drejtave të njeriut dhe kundër të gjitha dokumenteve ndërkombëtare dhe kombëtare që e sigurojnë dhe garantojnë strehimin për shkak të përndjekjeve politike, aq më parë që shteti që e parashtron (apo e kushtëzon) këtë kërkesë nuk garanton gjykim të paanshëm, të drejtë e as hetime transparente sikur as mbrojtje efektive, në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thuhet në reagim.

Këshilli, po ashtu, kërkon nxjerrjen para drejtësisë të të gjithë atyre që kontribuuan në kidnapimin e shtetasve turq, hetimin e rolit të menaxhmentit të Aeroportit Ndërkombëtar në këtë çështje dhe që Kosova ta ruajë neutralitetin në konfliktin Gulen-Erdogan.

Leave a Reply

%d bloggers like this: