Home / Kosova / Haradinaj në Mal të Zi: Askush nuk ka asnjë arsye t’i frikësohet formimit të ushtrisë së Kosovës

Haradinaj në Mal të Zi: Askush nuk ka asnjë arsye t’i frikësohet formimit të ushtrisë së Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se askush nuk ka asnjë arsye që t’i frikësohet transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Haradinaj gjithashtu ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk e ka kurajën t’iu tregojë popullit serb se jeta e Kosovës nuk është e varur nga Beogradi.

Këto deklarata Haradinaj i ka bërë në një intervistë për televizionin A1 në Mal të Zi, teksa ka komentuar deklarimet e Vuçiqit për formimin e Ushtrisë së Kosovës, transmeton Express.

Kryeminstri ka thënë se fjalët e Vuçiqit se formimi i Ushtrisë së Kosovës do të ketë pasoja tragjike janë vetëm propagandë e Serbisë.

Haradinaj në këtë vizitë në Mal të Zi është takuar edhe me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, dhe gjithashtu edhe kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Ai me të dy homologët, ka diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në Republikën e Kosovës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: