Politika

Basha: Rama, gjuhë banditi ndaj ish-kryeministrit Berisha

“Deklarata e SB për Bularatin një pisllëk që mund ta bëjë vetëm një materie e biodegraduar deri në palcë?Sa shumë i dha Shqipëria këtij njeriu që do iki nga kjo botë pa lënë pas qoftë dhe një fjali për t’ua treguar fëmijëve apo një fjalim ku të mos duhet sinjali kujdes fëmijët”, shkruan Rama.

Por ky status nuk ka ngelur pa përgjigjen e kreut të PD, Lulëzim Basha, i cili e shikon këtë reagim të Ramës si një tentativë për të zhvendosur vëmendjen nga skandalet që kanë përfshirë anëtarë të kabinetit të tij qeverisës.

“Bashkëqeverisja e Ramës me krimin është fakt. Bashkëpunimi me krimin për blerje votash është i provuar. Rama nuk ka asnjë shans të mbrojë as veten e as ministrat, ish ministrat, deputetët e kryebashkiakët kriminelë nga përballja me drejtësinë e vërtetë. Nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të flasë përçart, duke sulmuar me gjuhë banditi ish kryeministrin, me shpresën e kotë se mund ta zhvendosë sadopak vëmendjen e mund të fitojë pak kohë për të mbyllur skandalin e rradhës. Turpi kombëtar ka emrin dhe fytyrën e tij!”, shkruan Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button