Politika

PD: Kontrolli online i faturës tatimore, tenderi korruptiv

“Tenderi që i jep një kompanie kroate monopolin e kontrollit online të faturës tatimore për çdo shitje nga biznesi është një nga tenderat haptazi korruptiv”, deklaroi sot në një konferencë për shtyp, deputetja e PD-së Jorida Tabaku

Sipas deputetes së PD-së, Tabaku gara për tenderin ka qenë fiktive dhe e paracaktuar.

“Dokumentet e bërë publik që unë po prezantoj sot këtu tregojnë se në tenderin fasadë prej 15 milionë eurosh kanë marrë pjesë 3 garues. Dy prej tyre kanë qenë aty në garë për të legjitimuar skemën korruptive. Bashkëpunëtor në këtë skemë është edhe Armando Frangu i lidhur me qeverinë, i cili përmes kompanisë së tij, B360, ai nuk ka dhënë asnjë ofertë, në garën false për të legjitimuar fitoren e kompanisë kroate të tenderit korruptiv prej 15 milionë dollarësh”, tha Tabaku.

Po ashtu, Tabaku pohon se beteja jonë është kundër monopolizimit të ekonomisë vazhdon.

“Me paketën anti-mafia, çdo tender si ky i sotmi, çdo koncesion, apo leje do të anulohet, pasuritë do të sekuestrohen dhe paratë do t’u kthehen atje ku e kanë vendin: në shërbim të qytetarëve – për arsim më të mirë, për spitale më të mira, për rrugë më të mira për vende punë më shumë”, shprehet Tabaku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button