Home / Politika / Rama: Presioni i bashkëqeverisjes po rrit ndërgjegjësimin e administratës

Rama: Presioni i bashkëqeverisjes po rrit ndërgjegjësimin e administratës

Kryeministri Edi Rama deklaroi paraditen e së mërkurës se po rritet numri i zgjidhjes së problemeve të qytetarëve që i drejtohen platformës së bashkëqeverisjes.
Kreu i qeverisë theksoi se kjo ka ardhur si rezultat i presioneve të ushtruara, që sipas tij, kanë për qëllim rritjen e efikasitetit të shërbimit ndaj qytetarëve: “Na vjen shumë mirë po ashtu që në tërësinë e tyre, qytetarët shprehen të kënaqur me këtë ndërveprim, por janë të gatshëm për të ardhur këtu dhe shprehur shqetësimin”.

“Vihet re një rritje e rasteve të zgjidhura dhe kjo lidhet me presionin e bashkëqeverisjes, por edhe me faktin se ka filluar të mbillet fara e vetëdijes në administratë. Ky presion sjell një përmirësim, sepse i jep qytetarit një fuqi tjetër”, shtoi Rama.

Një qytetar tregoi se ka gjetur zgjidhjen pas adresimit të problemit në platformën e bashkëqeverisjes: “Unë kam ndërtuar një shtëpi në tokën private në 1997, deklarimi është bërë dy herë në vitin 2000 dhe 2005. Tani skam çtë them më tepër, sepse problemi është i qartë. Dua të falënderoj edhe stafin e platformës, të cilët janë tepër korrekt në përcjelljen dhe zgjidhjen e problemeve.”, tha qytetari.

Rama deklaroi mes tjerash se ka filluar të mbillet fara e vetëdijes  në administratën shtetërore: “13 vite të humbura që të mori 10 ditë për t’u kryer, por më vjen mirë të informojë publikun që na ndjek pasi vihet re një rritje e rasteve të zgjidhur dhe kjo lidhet me presionin e bashkëqeverisjes, por edhe me faktin se ka filluar të mbillet fara e vetëdijes në administratë. Ky presion sjell një përmirësim, sepse i jep qytetarit një fuqi tjetër”, shto Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: