Home / Kosova / Haradinaj i thotë Thaçit se agjenda në Bruksel po i caktohet nga Serbia

Haradinaj i thotë Thaçit se agjenda në Bruksel po i caktohet nga Serbia

Sipas kryeministrit Ramush Haradinaj, do të ishte mirë që presidenti Thaçi të mendoj nëse duhet të vazhdojë bisedimet me Serbinë, derisa, siç thotë Haradinaj, agjenda e shtetit të vetë varet nga disponimi i palës tjetër – Serbisë.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar takimin që pritet të ndodhë sot në Bruksel mes presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksander Vuciq.

“Nuk e di saktë se çfarë do të shtrohet”, ka thënë Kryeministri kur është pyetur se cfarë do të bisedojë sot Thaçi me Vuciqin.

Haradinaj, i cili gjatë kësaj jave, në konferencat për media është treguar i revoltuar me qasjen që proceset nëpër të cilat kalon Kosova po tentohet që të vendosen në tryezën e bisedimeve me Serbinë.

Shefi i ekzekutivit tha sot se do të duhej që presidenti Thaçi ta analizoj nëse duhet të vazhdojë të jetë pjesë e bisedimeve me Serbinë, ku sipas Haradinajt, agjenda përcaktohet në bazë të disponimit të Beogradit.

“Ajo që më bën përshtypje është se dialogut po i jepet shumë rëndësi nga BE dhe Kosova është treguar shumë e aplikueshme. Do të ishte shumë keq njërës palë të dialogut, në këtë rast Kosovës dhe z. Thaci t’i thuhet hajde në dialog, por qytetarëve tu nuk  marrin liberalizim. Ish dashtë që ai vetë me analizu se çka do të bëjë. A ish dashtë më shku në këto bisedime. A duhet me pranu që çdo agjende e vendit të vetë të varët nga disponimi i palës tjetër”, ka thënë Haradinaj.

SI kundërpërgjgije ndaj qasjes së Serbisë për shtetësinë e Kosovës, Haradinaj tha se ka vendosur tarifën prej 10 për qind për produktet serbe që hyjnë në Kosovë.

One comment

  1. Liberalizimi i vizave per qytetaret e Kosoves nuk po realizohet ekskluzivishte per arsye te korrupsionit galopant te zyrtareve te larte te Kosoves , politikave te mbrapshta qe po ndermiren nga keta zyrtar ne mbajtjen nen kontrol te prokurorise dhe gjyqsorit,skandalet e njipasnjishme qe po dalin cdo dite ne opinion ku me i rendi eshte ai i veteraneve te rrejeshem ose ndryshe veteraneve te krimit ku zyrtar te larte te politikes se Kosoves kishin nda certifikata statusi te veteranit per mbi 40 mij persona te cilet sot zhvatin paran e taksapagueseve te Kosoves dhe si kundershperblim padroneve te tyre ne pushtet u sjellin nga 250-300 mije vota ne zgjedhje ne menyre qe keta padron – bimbasha te mbeten perjetesishte ne pushtet …!
    Per kete arsye qytetaret e Kosoves do te jene te provuar nga liberslizimi vizash deri sa te largohen gjithe keta ” trimosha ” ne paqe , e jo pse na e paska fajin BE ngase Kosova i paska permbushe mbi 95 % te kerkesave per levizje te lire nga BE

Leave a Reply

%d bloggers like this: