Home / Ekonomia / Biznesi turk, interes për rritjen e shkëmbimeve tregtare me Shqipërinë

Biznesi turk, interes për rritjen e shkëmbimeve tregtare me Shqipërinë

Diplomacia dhe biznesit turk, shfaqin interes për rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Për periudhën janar-shtator 2018 shkëmbimet e portit të Durrësit me ato të Turqisë arrijnë në 19% të vëllimit të përgjithshëm 9-mujor të mallrave të përpunuara në Durrës.

Drejtori i përgjithshëm Ekzekutiv i Autoriteti Portual Durres, Afrim Bakaj, priti sot në mesditë ambasadorin e Turqise në Tiranë, Ahmet Yörük, i cili shoqërohej dhe nga pjesëtarë të trupit diplomatik.
Bakaj i uroi mirëseardhjen diplomatëve nga Turqia, duke vlerësuar rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, ashtu si dhe marrëdhëniet e deritanishme në fushën e transportit.
Yörük i quajti të përkryera marrëdhëniet mes dy vendeve, duke nënvizuar nevojën e rritjes së shkëmbimeve tregtare mes Turqisë dhe Shqipërisë. “Durrësi është një qytet i rëndësishëm, pasi ka portin, një hapësirë shumë të rëndësishme për transportet detare-u shpreh Yörük.
Më pas diplomatët turq dhe biznesmenët që shoqëronin ambasadorin u njohën me kapacitetet dhe situatën në portin më të madh të vendit tonë. Po ashtu u interesuan për ecurinë e projektit të thellimit të basenit dhe kanalit hyrës të tij, dhe për infrastrukturën brenda hapësirës portuale.

Drejtuesit e Autoritetit Portual të Durrësit dhe diplomatët turq bashkëbiseduan për mundësitë e bashkëpunimit me porte të veçanta të Turqisë në të ardhmen.

Leave a Reply

%d bloggers like this: