🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,696 ▼0.78%
DOW 52,789 ▼0.13%
NASDAQ 26,312 ▼1.46%
NAFTA 99.29 ▲2.2%
ARI 4,079 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,731 ▼ -2.59% ETH $2,412 ▼ -2.58% XRP $1.3283 ▼ -2.3% SOL $105.1100 ▼ -1.79%
S&P 500 7,696 ▼0.78 % DOW 52,789 ▼0.13 % NASDAQ 26,312 ▼1.46 % NAFTA 99.29 ▲2.2 % ARI 4,079 ▼1.72 % S&P 500 7,696 ▼0.78 % DOW 52,789 ▼0.13 % NASDAQ 26,312 ▼1.46 % NAFTA 99.29 ▲2.2 % ARI 4,079 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

Argumenti i përdorur në vendimin e gjykatës, se “…duket se ka fakte që bindin edhe një vëzhgues të jashtëm se personi mund t’i ketë kryer veprat penale..”, nuk është vetëm i paqartë. Është thelbësisht i rrezikshëm!!

Sepse në thelb, çfarë po thotë gjykata?

Që nuk ka rëndësi çfarë provohet në sallën e gjyqit. Mjafton që të krijohet një perceptim bindës jashtë saj.

Kulmi!

Ky standard nuk është juridik. Është sociologjik. Madje më keq: është propagandistik.

Në një shtet të së drejtës, masa e sigurisë, veçanërisht paraburgimi, nuk vendoset mbi bazën e asaj që “duket”, por mbi bazën e provave konkrete, të verifikueshme dhe të debatuara në një proces kontradiktor gjyqsor.

Çdo devijim nga ky standard është një rrëshqitje drejt arbitraritetit.

Ky formulim nuk është i ri, në fakt. Atë e ka shpikur dhe përdorur në mënyrë të përsëritur nga Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Tashmë ajo është ngritur në një nivel edhe më të lartë: është legjitimuar në mënyrë implicite nga vetë Gjykata Kushtetuese.

Shkencë juridike e hatashme!!!

Po mirë, ta vijojmë pak shkencën, lind pyetja thelbësore:

Kush është “vëzhguesi i jashtëm”?

Publiku? Opinioni? Titujt e portaleve? Kush?!

Sepse në praktikë, “bindja e publikut” nuk krijohet në vakum. Ajo ushqehet çdo ditë nga rrjedhje të qëllimshme të materialeve hetimore, nga përgjime të selektuara dhe nga një narrativë e ndërtuar me kujdes në media. Publiku ynë është i tejmbushur me bindje që të gjithë vjedhin. Nëse ky “publik” më pas përdoret si standard për të justifikuar heqjen e lirisë, a kemi kemi hyrë në një rreth vicioz:

akuza prodhon perceptim, perceptimi prodhon masë sigurie?!

Pa kaluar ende nëpër gjykim.

Kjo përmbys një nga parimet e përjetshme të së drejtës: prezumimin e pafajësisë. Në vend që shteti të provojë fajësinë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, individi mbahet në burg sepse “duket sikur mund të jetë fajtor”.

Në këtë logjikë, procesi gjyqësor penal në Shqipëri nuk është më vendi ku zbulohet e vërteta. Ai është kthyer në një formalitet që vjen pas dënimit faktik me paraburgim.

Nga ana tjetër, nëse mjafton të bindet publiku për të marrë masa ndaj një individi, atëherë pyetja që lind natyrshëm është:

Përse na duhen gjykatat?

Nëse vendimi real merret në ekranet televizive dhe në dosjet e rrjedhura, atëherë salla e gjyqit mbetet vetëm një dekor institucional.

Ky nuk është më problem i një rasti. Është një model që po konsolidohet.

Dhe çdo model i tillë ka një kosto, jo vetëm për individin që sot është subjekt i tij, por për vetë besimin te drejtësia nesër.

Reforma nuk mjafton tashmë. Duhet përmbysje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.