☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 99.12 ▲4.99%
ARI 4,750 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,463 ▼ -0.3% ETH $2,192 ▼ -2.62% XRP $1.3357 ▼ -3.46% SOL $82.5500 ▼ -2.6%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.12 ▲4.99 % ARI 4,750 ▼0.57 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.12 ▲4.99 % ARI 4,750 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Siguria e digave, miratohet projektligji i marrëveshjes Shqipëri-EBRD

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi në tërësi projektligjin e ratifikimit të marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe EBRD.

Të ftuar për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr.1 të marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), për financimin e projektit të përmirësimit të sigurisë së digës në hidrocentralin e Komanit, ishin Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Dorina Çinari, Agim Bregasi, drejtor, Fatmir Elezi inxhinier i KESH dhe nga ministria e Financave dhe Ekonomisë ishte Brikena Jazxhi.

Relatori i këtij projektligji Edmond Leka u shpreh se objektivat e projektit janë rritja e sigurisë së digave të hidrocentraleve më të mëdha të sistemit elektro-energjetik shqiptar në kaskadën e lumit Drin dhe rritja e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike.

“Rehabilitimi i digës së hidrocentralit të Komanit është realizuar duke u financuar nga marrëveshja nga marrëveshja e kredisë vetëm me 6.58 milionë euro, pjesa tjetër e marrëveshjes së huasë është e lirë dhe do të shërbejë për rehabilitimin e portave të shkarkimit të hidrocentralit të Komanit”, theksoi ndër të tjera në fjalën e saj, zëvendësministrja Çinari. Ky projektligj u miratua nen për nen dhe në tërësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.