Home / Kosova / Vlora Çitaku vazhdon ta mbrojë Kosovën, tash edhe përballë Shqipërisë

Vlora Çitaku vazhdon ta mbrojë Kosovën, tash edhe përballë Shqipërisë

Vlora Çitaku i ka dërguar një mesazh të fortë ambasadores shqiptare në SHBA, Besiana Kadare. Kjo e fundit ka uruar Libanin, në ditën e njëjtë kur ky shtet votoi kundër Kosovës në INTERPOL.

Kadare postoi një fotografi me ambasadoren libaneze në Twitter, duke i uruar ngrohtësisht Libanit 75-vjetorin e Pavarësisë, shkruan Gazeta Express.

“Përgëzime të ngrohta për mikën time të dashur Amal Mudallali dhe te shumë miq të mi libanezë në gjithë botën me rastin e 75 vjetorit të Pavarësisë së Libanit”, ka shkruar Kadare.

Ky urim erdhi në ditën e njëjtë kur Libani votoi kundër anëtarësimin të Kosovës në INTERPOL. E, këtë ia ka përmendur ambasadorja e Kosovës në SHBA, Çitaku.

“Shpresoj që i ke thënë se nuk i kanë bërë asnjë favor sundimit të ligjit duke votuar kundër Kosovës në INTERPOL”, i ka replikuar ambasadorja kosovare.

Leave a Reply

%d bloggers like this: