☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 99.12 ▲4.99%
ARI 4,750 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,463 ▼ -0.3% ETH $2,192 ▼ -2.62% XRP $1.3357 ▼ -3.46% SOL $82.5500 ▼ -2.6%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.12 ▲4.99 % ARI 4,750 ▼0.57 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.12 ▲4.99 % ARI 4,750 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Politika

Buxheti 2019 dhe Unaza e Re, vija ndarëse mes së shkuarës dhe së ardhmes

“Buxheti 2019 dhe Unaza e Re janë vija ndarëse mes Shqipërisë që duam, me shtet, punë, mirëqenie dhe Shqipërisë pa shtet që lamë pas 5 vjet më parë”.

Kështu deklaroi sot në Kuvend, Kryeministri Edi Rama duke marrë fjalën gjatë diskutimit të buxhetit 2019.

“Sot Kuvendi diskuton për ligjin e buxhetit të vitit të ardhshëm, ndërsa opozita mungon jo vetëm fizikisht, por mungon edhe figurativisht. Asnjë mbledhje publike në asnjë hotel për buxhetin sa për të larë gojën të paktën, asnjë amendament dërguar në Kuvend të paktën sa për të larë duart. Asnjë lloj shenje jete tjetër lidhur me debatin më të rëndësishëm parlamentar të vitit”, u shpreh Kryeministri.

Kontributi i opozitës politike në debatin ekonomik të vendit gjatë këtij viti, sipas Ramës, “ka qenë i gjithi meritë e Kadri Vasilit, i cili kujton se di edhe atë që nuk e di”.

Rama u shpreh se “ne jemi të dënuar ta udhëheqim vendin pa opozitë, madje edhe kur diskutohet buxheti në Kuvend, ndërkohë që opozita udhëheq protestën më të turpshme që këtij vendi i kanë sytë, në mbrojtje të ndërtimeve të paligjshme dhe kundër interesit publik”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.