Kosova

Vjen reagimi i parë nga Serbia për aksionin e Policisë së Kosovës në veri

Kryetari i të ashtuquajturit Komitet në Kuvendin e Serbisë për Kosovën, Milovan Dreçun, ka thënë se aksioni i djeshëm i njësisë speciale të Policisë së Kosovës në veri, është një veprim i rrezikshëm i cili acaron situatën edhe më shumë.

“Kjo është një lëvizje e rrezikshme e një anshme nga Prishtina që rëndon shumë gjendjen dhe ngre tensionet. Për fat të keq këto veprime janë shenjë e aksioneve të reja të dhunshme të Prishtinës në veri të Kosovës”, ka thënë Dreçun për RTS, transmeton Gazetas Express.

Sipas tij ishte e qartë që diçka do të ndodhte për shkak të pranisë së madhe të forcave speciale të Policisë së Kosovës në veri.

Aksioni i Policisë së Kosovës në Veri ka rezultuar me katër të arrestuar, dy prej të cilëve janë pjesëtar të Policisë së Kosovës e që dyshohen se kanë gisht në vrasjen e Oliver Ivanvoqit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button