Kosova

Haradinaj tregon prioritetet e Qeverisë për vitin 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën e fundit për këtë vit, ka thënë se vitin që vjen Qeveria do t’ia kushtojë ekonomisë.

“Energjia jonë, vëmendja jonë do t’i kushtohet ekonomisë. Tashmë i kemi përpara programet që do t’i fillojmë vitin tjetër”, tha Haradinaj.

Për taksën ndaj produkteve serbe kryeministri ka deklaruar se masa është ekonomike dhe nën mbrojtjen ekonomike të Kosovës.

“Ne duke ia mundësuar Serbisë një treg të brendshëm i kemi dhënë disa qindra milionë me ble armatim në Moskë. Nëse Serbia nuk ndryshon atëherë taksa ka me mbet përgjithmonë. Nëse Serbia dëshirën të merremi vesh për njohjen reciproke dhe me të punojë me logjikën evropiane, amerikane në Ballkan, do ta largonim taksën që nga sot. Serbia është një mini-Rusi në Ballkan”, ka thënë Haradinaj.

Sa i përket dialogut, kryeministri Haradinaj tha se votimi i delegacionit shtetëror e ka gjet përkrahjen e të gjithëve, edhe timen. “Kemi mbërri në një kornizim të dialogut, por nuk kemi arritur ta finalizojmë”, shtoi ai.

Në pyetjes se a ka hequr dorë presidenti nga korrigjimi i kufijve, Haradinaj është shprehur: “Mendoj se është njëfarë konfirmimi se i jepet rol delegacionit. Ne nuk e kemi lehtë. Kemi sfida. Fokusimin do t’ia jepi ekonomisë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button