Politika

Meta takon Kurtin: Vetëvendosja të luajë rol në dialog me Serbinë

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në Tiranë drejtuesin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin. Lajmin e ka konfirmuar vetë kreu i shtetit përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”.

Mes tjerash, Meta duke vlerësuar rolin e partisë së Kurtit theksoi se ajo duhet të jetë më aktive dhe të luajë rolin në dialogun e brendshëm politik në Kosovës, si dhe të japë kontribut për normalizimin e raporteve me Serbinë përmes dialogut dhe bisedimeve.

“Kënaqësi e veçantë të prisja sot në mbrëmje në një takim të veçantë Liderin e Vetëvendosjes, z.Albin Kurti.

Forcimi i bashkëpunimit midis dy vendeve tona në interes të përbashkët dhe të forcimit të perspektivës europiane jo vetëm të Shqipërisë e të Kosovës, por të gjithë rajonit tonë ishte temë kryesore.

Në këtë drejtim theksova rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi që t’i shërbejë të ardhmes europiane të të dy vendeve dhe konsolidimit të bashkëjetesës e paqes në rajon. Vlerësova se Vetëvendosja si forcë kryesore politike duhet të luajë rol të rëndësishëm për forcimin e shtetit të Kosovës dhe arritjen e konsensusit të plotë për një dialog të suksesshëm dhe të qëndrueshëm me Serbinë”, shkruan Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button