Politika

Balla: Qeveria e re në momentin kyç të hapjes së negociatave me BE

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla shpreh besimin te qeveria e re, e cila merr përgjegjësi në një moment kyç për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Balla thekson se në qershor Shqipëria pret hapjen e negociatave dhe qeveria e re merr përgjegjësitë në këtë moment të rëndësishëm për vendin.

“Shumë besim dhe mbështetje të plotë për anëtarët e rinj të Qeverisë, të cilët marrin përgjegjësi të rëndësishme në këtë moment kyç të rrugës sonë Europiane. Në qershor Shqipëria pret hapjen e negociatave me BE. Me vëmendjen për njerëzit, PS është e vetmja forcë politike në Shqipëri me lidershipin, ekipin dhe programin për ta realizuar këtë aspiratë historike”, shprehet ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button