Home / Politika / Shqipëria njeh Juan Guaido si Presidentin e Përkohshëm të Venezuelës

Shqipëria njeh Juan Guaido si Presidentin e Përkohshëm të Venezuelës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Shqipëria njeh Juan Guaido si Presidentin e Përkohshëm të Venezuelës”.

Kreu i qeverisë reagoi sot pas vetëshpalljes dje të Juan Guaido, si president në detyrë i Venezuelës para mijëra përkrahësve të mbledhur në Karakas.

Reagimi i Rames vjen pas reagimit të Amerikës dhe Bashkimit Europian për njohjen e opozitës venezualiane që drejtohet nga Juan Guaido si legjitime. Ndërkohe Moska është kundër dhe quan veprimin e Amerikes si ndërhyrje në punët e brëndëshme.

“Shqipëria njeh Juan Guaido si Presidentin e Përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit të Shqipërisë i uroj Juan Guaido dhe venezuelanëve të guximshëm të kenë sukses në rrëzimin e gjithë pushtetit të paligjshëm që ka kthyer vendin e tyre në një ferr për popullin. Venezuela e lirë”, shkruan Rama.

“Betohem të marr formalisht kompetencat e ekzekutivit kombëtar si president në detyrë të Venezuelës për të krijuar (…) një qeveri të tranzicionit dhe për të realizuar zgjedhje të lira”, deklaroi dje Guaido.

Leave a Reply

%d bloggers like this: