Politika

Rama informon përfaqësitë diplomatike për Cakajn, “de facto” ministër i Jashtëm

Ministria Për Evropën dhe Punët e Jashtme ka informuar selitë diplomatike në vendin tonë për drejtimin e MEPJ nga Gent Cakaj.

Në një shkresë që ministria i dërgon selive diplomatike thuhet se,“prej datës 23 janar, Kryeministri dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Edi Rama, i delegon zyrtarisht zoti Gent Cakaj kompetencat e plota të Ministrit, për dhjetimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe për përfaqësimin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë”.

Genti Cakaj u propozua nga kryeministri Edi Rama për të drejtuar Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, por u refuzua si kandidaturë nga Presidenti Ilir Meta.

Gjatë kësaj kohe, Gent Cakaj ka qenë në detyrën e zëvendësministrit në MEPJ, ndërkohë që më 23 Janar ka marrë drejtimin e këtij institucioni, pasi shefi i qeverisë i dekretuar edhe si Ministër i Jashtëm, i delegoi kompetencat si kryediplomat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button