Politika

Rama: Me Amerikën komunikojmë drejtpërdrejtë

“Me Amerikën, kjo qeveri dhe unë personalisht komunikojmë drejtpërdrejtë”, deklaroi sot në Kuvend, Kryeministri Edi Rama, ndërsa theksoi se “është në pritje të një komunikimi të drejtpërdrejtë me Shtëpinë e Bardhë”.

“Asgjë e re nga fronti i opozitës. Një tallaz fjalësh që nuk ka shans të çorodisë asnjë shqiptar të vetëm. Tani meqë ju e doni Amerikën dhe meqë ju i dini shqiptarët në 2019 kaq të pashëtitur e kaq të pamësuar, sa mund t’i tërhiqni mbas vetes duke u thënë: ‘e tha Amerika’, unë po ju them juve që me Amerikën, ne, kjo qeveri dhe unë personalisht, komunikojmë drejtpërdrejtë. Pas kësaj fjale do të jem i detyruar t’ju lë sepse jam në pritje të një komunikimi të drejtpërdrejtë me Shtëpinë e Bardhë, dhe në varësi të sa do të jem i autorizuar t’ju them do t’ju informoj patjetër”, iu drejtua Rama deputetëve të opozitës në sallë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button