Libri

“Narracioni i legjendave përmes novelave grafike”, konkursi për trashëgiminë kulturore jomateriale

big_novela”Narracioni i legjendave përmes novelave grafike”, një aktivitet i pari i llojit të vet në Shqipëri, është një iniciativë e Drejtorisë së Trashëgimisë Jomateriale dhe Rijetëzimit të Gjuhës Shqipe, që do të zhvillohet në formën e konkursit.

Në këtë konkurs ftohet të marrin pjesë studentë, nxënës e artistë profesionistë e amatorë, për të paraqitur punimet e tyre në një ekspozitë me novela grafike shqiptare, tematika e të cilave do të bazohet tek trashëgimia kulturore jomateriale, si psh. përrallat, gojëdhanat, legjendat etj.

Përveç novelave grafike klasike, në këtë ekspozitë do të përfshihen edhe legjendat bashkëkohore urbane te cilat zhvillohen në një kontekst të Trashegimise Materiale si psh. qytet muze, munument kulture, etj.

Në njoftimin për mediat nga Ministria e Kulturës saktësohet se në këtë konkurs, ku afati i dorëzimit të punimeve është data 20 tetor 2014, do të ketë çmime për punimet më të mira nga juria e përbërë nga tri ekspertë të huaj. Duke qenë se aktiviteti përfshin edhe mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, një rëndësi të veçantë do t’i kushtohet përdorimit të onomatopeve në gjuhën shqipe në novelat grafike. Përsa i përket narracionit, ai mund të jetë në gjuhën shqipe standarde, në dialekt ose në gjuhën e pakicave. Narracioni mund të jetë edhe pa tekst, por jo pa onomatope.

Qëllimi final i aktivitetit është edukimi artistik dhe gjuhësor përmes vlerave të trashëgimisë kulturore materiale (konteksti) dhe jomateriale (shprehja), të aplikuara në gjininë e novelave grafike. Punët e përzgjedhura mund të printohen në material plastik apo letër e mbërthyer dhe do të ekspozohen për publikun.

Saktësohet se në konkurs pranohen edhe temat nga legjendat urbane shqiptare të cilat zhvillohen në një kontekst të Trashegimisë Materiale si psh. qytet muze, munument kulture, etj.Nëse autori i përket minoriteteve kulturore ai mund ta paraqesë Novelën Grafike në gjuhën e komunitetit të shoqëruar me një informacion në format ëord në shqip dhe anglisht. Preferohen më shumë Novelat Grafike të cilat narracionin e zhvillojne vetëm me anë të imazheve grafike dhe përdorimit të onomatopeve në gjuhën shqipe ose në gjuhët e minoreteteve

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button