Politika

Meta pritet nga Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë në Uashington

 Në vijim të vizitës së tij në Uashington, Presidenti i Republikës Ilir Meta ishte i ftuar sot në një takim nga Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë.

Presidenti i këtij Këshilli, ambasadori Timothy Chorba dhe ambasadorë të tjerë të pranishëm u njohën gjatë këtij takimi me zhvillimet në Shqipëri dhe veçanërisht me proceset më të fundit në rajonin e Ballkanit.

Presidenti Meta, falënderoi Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë për mbështetjen dhe bashkëpunimin me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë duke vlerësuar aktivitetin e tyre dhe ndihmesën profesionale dhe këshillimore që ata japin për çështje të rëndësishme të politikës së jashtme.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë, pranoi ftesën e Presidentit Meta për të vizituar Shqipërinë, me qëllim promovimin e vendit dhe forcimin e miqësisë dhe marrëdhënieve midis dy vendeve.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë, është një organizatë me influencë në SHBA, që shprehet në mënyrë të vazhdueshme për politikën e jashtme dhe bashkëpunon me Komitetin e Politikës të Jashtme në Senatin dhe Kongresin amerikan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button