Home / Politika / Visho Ajazi firmos në emër të Shqipërisë, Maqedonia në NATO

Visho Ajazi firmos në emër të Shqipërisë, Maqedonia në NATO

Ambasadorët e 29 vendeve anëtare të NATO kanë nënshkruar sot në selinë e NATO-së në Bruksel Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Firmosja e Protokollit për Antarësimin e Maqedonisë në NATO është bërë në prani të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, z.Jens Stoltenberg dhe Ministrit të Jashtëm të Maqedonise së Veriut, z. NIkolla Dimitrov.

Secili shtet anëtarë i NATO-së veç e veç ka nënshkruar Protokollin, ndërsa shteti i parë që nënshkroi ishte Republika e Shqipërisë.

Në emër të qeverisë të Republikës së Shqipërisë, Protokolli i Antarësimit të Maqedonisë në NATO është firmosur nga z.Visho Ajazi, ambasador i Shqipërisë në NATO.

Protokolli që u firmos sot në Bruksel, duhet të ratifikohet nga Parlamentet përkatëse të 29 vendeve antare të NATO-s.

Leave a Reply

%d bloggers like this: