Home / Politika / Forcat politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, në koherencë me partnerët ndërkombëtarë

Forcat politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, në koherencë me partnerët ndërkombëtarë

Qëndrimet e forcave politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut duhet të jenë në koherencë me partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që të garantohet mbështetja dhe investimi ShBA-ve për mbështetjen e shqiptarëve si edhe për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot kryetarin e Partisë LR-PDSH të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela. Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.1 nga 3  

Gjatë takimit u diskutua mbi rritjen e përpjekjeve e të bashkëpunimit për të maksimizuar përfaqësimin dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për rritjen e kontributit të tyre në zhvillimin e Maqedonisë së Veriut, të ardhmes së saj europiane si edhe të prosperitetit, paqes dhe stabilitetit në rajon.

Kryetari i Kuvendit vlerësoi rolin dhe kontributin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në zhvillimet e fundit pozitive në këtë vend, vlerësim të cilin ua kishte paraqitur edhe drejtuesve më të lartë të shtetit gjatë vizitës së tij të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Leave a Reply

%d bloggers like this: