Home / Politika / Seanca për Maqedoninë e Veriut, Rama: U shkel kodi i mikpritjes shqiptare

Seanca për Maqedoninë e Veriut, Rama: U shkel kodi i mikpritjes shqiptare

Në seancën e sotme plenare u votua projektligji “Për ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Në këtë seancë i pranishëm është edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Në një moment krejt të papritur në prani të kryeparlamentarit të Maqedonisë,  deputeti i PD-së Edi Paloka ka qëlluar me bojë kryeministrin Edi Rama.

Rama i kërkoi ndjesë z. Xhaferi për fjalën e mbajtur nga kreu i PD-së Basha i cili në këtë seancë solemne për Maqedoni e Veriut zgjodhi të përsëriste akuzat ndaj qeverisjes së vendit. “Ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mikpritjes por ju siguroj se fëmiu që sapo foli nuk i mendon ato që thotë por nuk di se çfarë thotë, edhe një herë ju kërkoj ndjesë”, tha Rama menjëherë pas fjalimit të Bashës.

Në këtë moment deputeti i PD, Edi Paloka u ngrit dhe goditi me bojë kryeministrin Rama.

Menjëherë Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi kërkoi përjashtimin nga seanca të deputetit të Partisë Demokratike, Edi Paloka.

“Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut”, shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktorreshës dhe program ka Bojën e Palothës”, shprehet Rama duke publikuar edhe videon.

Leave a Reply

%d bloggers like this: