Home / Kosova / Petrit Selimi: Sulmuesi i xhamisë e ka vizituar Serbinë në vitin 2016

Petrit Selimi: Sulmuesi i xhamisë e ka vizituar Serbinë në vitin 2016

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, i cili aktualisht shërben si shef ekzekutiv i Fondacionit “Sfidat e Mijëvjeçarit”, Petrit Selimi, ka thënë se sulmuesi i armatosur në Zelandën e Re i ka vizituar disa shtete ballkanike në vitin 2016, përfshirë edhe Serbinë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Selimi ka thënë se lidhja e sulmuesit të dyshuar me Ballkanin dhe frymëzimi që ka marrë nga ky rajon për të kryer sulme nuk kanë qenë thjesht një koleksion i kujtimeve.

Sipas tij, prokurorët kanë konfirmuar se sulmuesi e kishte vizituar, Serbinë, Bosnjën, Malin e Zi, Bullgarinë dhe Turqinë gjatë vitit 2016.

Përndryshe, në veturën e sulmuesit dëgjohet një këngë nacionaliste serbe, e cila ishte publikuar në vitin 1995, në kohën kur tensionet ndëretnike në Bosnjë ishin në nivel të lartë. Besohet se kjo këngë titullohet “Karaxhiq, udhëhiqi serbët tu”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: