Politika

Damian Gjiknuri emërohet Sekretar për Çështjet Zgjedhore në PS

Kryesia e Partisë Socialiste miratoi sot unanimisht zgjedhjen e Damian Gjiknurit në postin e Sekretarit për Çështjet Zgjedhore në PS.

Në një pronocnim për mediat, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla informoi mbi vendimin e Kryesisë, pas propozimit të kryeministrit Edi Rama.

Në Partinë Socialiste, tha Balla, ka filluar puna për të çuar më tej përgjegjsinë që ne kemi si maxhorancë qeverisëse në drejtim të një drafti përfundimtar të refomës zgjedhore.

Përveç konsutimit publik për reformën zgjedhore, Balla i bëri ftesë edhe deputetëve të rinj të opozitës në Kuvend për të qenë pjesë e konsultimit të këtij drafti.

“Gjiknuri jo vetëm do të jetë sekretari ynë për proceset zgjedhore por do të jetë drejtuesi në emër të Partisë Socialiste i procesit të rëndësishëm që unë kam plot besim që në Kuvendin e Shqipërisë me deputetë e rinj të opozitës, por dëshira jonë është edhe me të gjitha partitë e tjera politike në Shqipëri të çojmë në një draft përfundimtar që të adresojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe të ketë certifikimin e ODIHR-it.

Balla tha se procesi përgatitor për zgjedhjet vendore po vijon dhe nuk ka kohë për të humbur. “Të gjithë në PS e dinë shumë mirë se Damian Gjiknuri është një ndër ekspertët më të mirë të çështjeve zgjedhore që ka pasur Shqipëria”, tha Balla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button