Home / Bota / Italia do ti bashkohet nismës kineze të njohur si “Rruga e mëndafshit”

Italia do ti bashkohet nismës kineze të njohur si “Rruga e mëndafshit”

Me ftesën e presidentit italian Sergio Mattarella, më 21 mars presidenti kinez Xi Jinping do të nisë vizitën shtetërore në Itali. Në prag të vizitës, ambasadori i Kinës në Itali Li Ruiyu tha në një intervistë se kjo vizitë do të hapë me siguri një faqe të re të miqësisë tradicionale e të bashkëpunimit midis dy vendeve.

Sivjet është 15-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik midis Kinës e Italisë dhe vitin e ardhshëm do të jetë 50-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve. Ambasadori Li Ruiyu u shpreh se zgjedhja e Italisë si ndalesa e parë e vizitës së parë të presidentit Xi në Europë këtë vit tregon se kreu i shtetit i Kinës i kushton rëndësi të madhe thellimit të marrëdhënieve kino-italiane. Kjo vizitë do të hartojë planin e zhvillimit të ardhshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe do të sjellë mundësi të reja për bashkëpunimin midis dy vendeve.

Kina dhe Italia janë përkatësisht pikënisja dhe pikëmbërritja e Rrugës së Mëndafshit dhe janë partnere të rëndësishme bashkëpunimi në kornizën e nismës “Një brez, një rrugë”. Pas shpalljes së kësaj nisme, pala italiane i është përgjigjur pozitivisht asaj. Qeveria italiane e konsideron nismën “Një brez, një rrugë” si mundësi të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh, duke i nxitur krahinat e ndërmarrjet vendëse të marrin pjesë në këtë bashkëpunim.

Ambasadori Li Ruiyu vuri në dukje se vitet e fundit Kina e Italia kanë zhvilluar fuqimisht bashkëpunimin tekniko-shkencor, duke pasur rezultate të rëndësishme. Kohët e fundit, kompanitë kineze të teknologjisë, si “Huawei” etj., kanë vuajtur nga bllokimi e bojkotimi i disa vendeve në emër të kërcënimit ndaj sigurisë kombëtare. Lidhur me këtë, ambasadori Li tha se menaxhimi vendor i kompanisë “Huawei” i ka sjellë Italisë shumë mundësi ekonomike. Ai shprehu shpresën se pala italiane do të vazhdojë t’u ofrojë kompanive kineze, duke përfshirë “Huawei”-n, një mjedis të barabartë konkurrence.

“‘Huawei’ funksionon prej 15 vjetësh në Itali, duke dhënë ndihmesë për zhvillimin ekonomik vendor. Në tre vjetët e kaluar ‘Huawei’ ka blerë në Itali produkte me një vlerë rreth 600 milionë euro dhe ka paguar 180 milionë euro taksa, ndërsa personeli vendës e kalon 80 %. Tani ‘Huawei’ dhe pala italiane po zhvillojnë eksperimentimin e rrjetit 5G. Jam i mendimit se kjo përputhet me interesat e Italisë,” u shpreh ambasadori kinez në Romë Li Ruiyu.

Kryeministri italian Xhuzepe Konte deklaroi se vendi i tij do t’i bashkohet nismës kineze të njohur si “Rruga e mëndafshit”, një lëvizje kjo e parë me dyshim si nga Shtetet e Bashkuara, ashtu dhe nga vet anëtarët e koalicionit qeverisës. Kina ka premtuar 124 miliardë dollarë për nismën, e cila synon ta lidhë atë me Afrikën, Azinë dhe Europën përmes një rrjeti portesh, hekurudhash, rrugësh dhe parqesh industriale.

Për Conten, nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit këtë javë në Romë, me delegacionin e lartë kinez të drejtuar nga vete presidenti, nuk përbën asnjë rrezik. Nënshkrimi nga ana e Italisë konsiderohet një hap i madh drejt legjitimimit të një projekti që parashikon lidhje tokësore dhe detare mes Kinës dhe Europës.

Shtetet e Bashkuara janë skeptike ndaj projektit miliarda dollarësh “një brez, një rrugë” dhe ka paralajmëruar mbi rrezikun e asaj që njihet si diplomacia e kurthit të borxhit. Edhe vendet e BE-së e shohin planin me shqetësimin se ai mund të thellojë edhe më shumë plasaritjet mes një koalicioni, që edhe kështu është mjaft i tensionuar.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: