Politika

Palmer: Shqipëria partner i çmuar i SHBA

Shqipëria mbetet një partner i çmuar dhe i gatshëm të qëndrojë në krah të SHBA-ve si një aleat i denjë në sfidat me të cilat po përballet Aleanca, por edhe në angazhimin e përbashkët në luftën kundër terrorizmit.

Kështu deklaroi Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer, në një takim me Ministrin në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj në Uashington

Gjatë këtij takimi Ministri në Detyrë Cakaj dhe Palmer shkëmbyen mendime në lidhje me zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor, rolin e Shqipërisë atje, marrëdhëniet e saj me vendet fqinje, si dhe perspektivat integruese të vendeve të rajonit në strukturat euro-atlantike.

Ministri në Detyrë Cakaj u ndal gjithashtu edhe në ecurinë e proceseve të brendshme të Shqipërisë dhe progresin e bërë për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, perspektivën e çeljes së negociatave në qershor të këtij viti dhe çështje të tjera të bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-SHBA.

Palmer vlerësoi rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor, angazhimet e saj në kuadër të NATO-s, kontributin e Shqipërisë në disa prej operacioneve dhe aktivitetet më të rëndësishme të NATO-s, si dhe angazhimet në kuadër të kryesisë së OSBE për vitin e ardhshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button