roze

Selena, në promovim filmi… pas ndarjes nga Bieber

gomeziAjo besohet të jetë ndarë nga këngëtari Justin Bieber, pasi nuk është më ndjekëse e tij në Instagram, por mbrëmjen e së martës, Selena Gomez padyshim që mund të ketë pasur në mendje ish-të fejuarin, teksa u shfaq me një minifund të kuq në premierën e “Rudderless” në Los Angeles.

22-vjeçarja është shfaqur tepër joshëse, teksa ecte në tapetin e kuq. Me vathë elegantë, këngëtarja dhe njëkohësisht aktore kishte kapur pas koke, duke nxjerrë më në pah tiparet e fytyrës. E gjatë, falë edhe takave të larta e të zeza, ajo në një gjendje supër të gëzueshme, teksa pozonte përpara aparatëve fotografik.

Ajo është shfaqur në vetëm pak filma gjatë viteve të fundit, përfshi dramën “Spring Breakers”, së bashku me James Francon, dhe thrillerin “Getaëay”, me Ethan Hawke. Por, më shumë se te këto, Selena duket se ka rënë në sy “Rudderless”, në veprën debutuese të William H. Macy.

Selena luan rolin e Kate, ish-të dashurës së studentit Josh Manning, i cili vritet tragjikisht në një breshëri të shtënash

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button