Home / Politika / Rama: Koalicioni opozitar vetëvrasje politike, zgjedhjet as ndalen, as shtyhen

Rama: Koalicioni opozitar vetëvrasje politike, zgjedhjet as ndalen, as shtyhen

“Zgjedhjet as ndalen, as shtyhen”,  deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, ndërsa e konsideroi krijimin e koalicionit kundër zgjedhjeve “një tjetër formë të padëgjuar vetëvrasjeje politike, pas djegies së mandateve”.

Rama komentoi vendimin e partive të koalicionit opozitar, të cilat nënshkruan sot një marrëveshje për krijimin e një Koalicioni të Bashkuar Opozitar dhe Qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend.

“Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike! Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s’e marrin dot peng. Zgjedhjet as ndalen, as shtyhen. Në 30 qershor qytetarët do flasin me votë në çdo bashki”, – tha Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: