Home / Politika / Rama: Qeveria nuk rrëzohet; Vlerëson policinë, fton Bashën për dialog dhe ironizon Metën

Rama: Qeveria nuk rrëzohet; Vlerëson policinë, fton Bashën për dialog dhe ironizon Metën

“Kryeministri si institucion nuk është kapiteni i një skuadre me porta të vogla që ndeshet me një skuadër tjetër tek oborri i Kinostudios. Patjetër unë jam problemi, se nuk më mundin dot”.

Kjo ishte përgjigjja e kryeministrit Rama në konferencën për shtyp gati dyorëshe në lidhje me dhunën në protestën e opozitës të shtunën. Rama vlerësoi forcat e policisë.

“Sot, për shkak se e trajtuan incidentin me një nga organizatorët kryesorë të dhunës, më detyron t’iu kujtoj se kjo godinë në vitin 2011 nuk u qëllua me asnjë guriçkë, e jo më me bomba dhe me zjarr. Do të kishte qenë padiskutim perfeksion, i gjithë qëndrimi i policisë në 7 orë sulme, nëse në ato 2-3 sekonda dy punonjës policie nuk do të kishin goditur me shkop gome, dikë që i iku policisë me vrap”, tha Rama.

Në bashkëbisedimin me gazetarët, Rama tha se qeveria nuk rrëzohet.

“Nuk goditet qeveria, jo nga 7 orë, por as nga 7.000 orë bombash molotovi. Goditet vetëm Shqipëria”, deklaroi Rama.

Kryeministri ironizoi edhe presidentin Meta.

“Presidentit të Republikës, në momente protestash unë ia qaj hallin. Mbetem i solidarizuar me presidentin, solidaritet njerëzor, që ai – si çdo njeri i ndodhur në kushtet e tij, – e meriton”, tha Rama.

Duke bërë thirrje për qetësi, kryeministri bëri ftesë për dialog.

“Të dëgjova dje me dhimbje dhe me zë të ngjirur, që thoshe ‘aman ik’. Kujtoje mesazhin që të kam çuar kur i ke hyrë kësaj rruge. Ka kohë, shumë kohë përpara. Po ta përsëris prapë, nuk je vonë ende të kthehesh nga kjo rrugë. Patjetër që unë jam këtu gjithmonë, i gatshëm për dialog”, tha Rama.

One comment

  1. Patriroti SHBA

    Me keto verime antiligjore dhe antikushtetuse, jo vetem demikracia dhe ligji kan mare goditje te madhe, por me shume se keta ka mar dhe esht demtuar SHqiperia.
    Ne qe jetijme jasht, e kemi ulur koken, kur na pyesin ;Cfare po behet ne SHqiperi keshtu, sepse ne pamjet televizive shikojn dhune ndaj policise, zjar e flak ne istucjonet kryesore te shtetit, perdorim msiv te mjeteve piroteknike te ndaluara me ligj. Mos behet lufte;
    Skan faj, se ata shikojne cdo jave dhune ndaj policis se shtetit, qe edhe kur u priten gishtat kolegeve te tyre perseri tolerojne, kure hidhen mjete te forta dhe piroteknike. Vetem kur perdoret gazi lotesjelles te ligjeshme, si ne ter boten, apo uji me presjon clirohen nga dhuna e presjoni psikologjik qe ushtrohet mbi ta.
    Per turpin e tyre, kjo palo opozit e ka kethyer vendin tone si ne Afganistan e Siri, ku ka zjar e flak, sa jan shkretuar qytete te tera.Por atje dihet qe behet lufte.
    Edhe pse vendi yne esht vend demokratik, protestat jane te shendeteshme e te ligjeshme, esht antar i NATOS, aderon per hapjen e negocjatave.
    Opozita ne vend te protestave ligjore e paqesore, nxit, dhunen, ben thirje per armatosjen e shqiptareve, rrezimin me dhune te qeveris Rama, deri sa kerkojne publikisht asgjesimin fizik te kryeministrit, nderkoh, qe zgjedhjet jane certifikuar te ligjeshme nga nderkombetaret, qeveria dhe parlamenti jane te ligjeshm dhe kjo qeveri theksojne ata dota coi vendin drejtHapjes se negocjatave me BE.
    Pamjet qe u pane edhe me 11 Maji nga veprimet antikushtetuse e antiligjore, qe u perdoren mbi policin e shtetit, Kryeministrin dhe Parlamentin shqiptar, alarmuan Qeverin e SHBA. pa perjashtim ato perendimore te BE, me deklaratat e njepasnjeshme ndaj organizatoreve te PD, LSI, te cilet, e denojne me force dhunen dhe kerkojne te hiqet dore nga ajo, sepse veproime te ketilla i bejne dem demokracis , shtetit ligjor, integrimit dhe prosperitetit te vendit tone, ne te gjitha drejtimet.
    Per turpin e tyre dhe te keqen e shqiptareve, Berisha, Basha, Monika titet, nokat e palokat vazhdojne te mos degjojne nderkombetaret, vazhdojne me kokefortesi ne rrugen antikushtetuse e ligjore te sillen si rrugace , duke u ber presjon perfaqesuseve nderkombetar, me fjal dhe me vepra, sic eshte rasti i kercenimit te ambasadorit te BE, apo nje i cmendur si Luan Rama nenkryetar i LSI, i quan diplomatet dhe ndekombetaret me ashilacjone, simbas ti, sdine se cthone per opoziten. Deri ketu shkon marezia ekesaj opozite, vehtem se u thonme , hiqni dore nga dhuna dhe mos beni shkelje kushtetuse dhe ligjore.

Leave a Reply

%d bloggers like this: